Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikë kalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit. Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Pasagjerët në Jarinjë janë këshilluar që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës janë parë njerëz me maska. Sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim. Këto bllokada vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, raporton Rel.