KFOR-i

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, po e përcjellin nga afër situatën në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pas raportimeve për bllokim të disa rrugëve në komunat në veri të Kosovës dhe lëshimit të sirenave të alarmit në atë pjesë, kanë dalë në terren dhe po e përcjellin  nga afër situatën. Lidhur me sirenat e alarmit që janë dëgjuar vazhdimisht për një orë në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Këtë lajm e ka Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it në veri të Kosovës,  në kufi me Serbinë. Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …