Në vazhdën e vizitave të mërgimtarëve tanë në vende të ndryshme të botës, sot në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë qëndruar për vizitë miqësore e shoqërore veprimtarët: zonja Kadire Isa Shatri, dhe zotërinjtë, Shpend Isa Shatri, Shaban Selman Shatri e Sami Selman Shatri, familjarë të atdhetarit të mirënjohur, Sali Shatrit të cilët u priten nga kryeredaktorja e Radios, Arbane Q. Gashi. Vizitorët përgëzuan drejtorin, Ahmet Qeriqi dhe stafin e Radios Kosova e Lirë për punën dhe përkushtimin, në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe ju dëshiruan punë të mbarë e shumë suksese në të ardhmen. Me këtë rast vizitorëve të nderuar të familjes Shatri, drejtoria ua dhuroi nga një ekzemplar të romanit: “Guri i Betimit” të autorit, Ahmet Qeriqi, i cili nuk ishte i pranishëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …