Von der Leyen

Ursula von Der Leyen: BE duhet të përgatitet për më të keqen në furnizimet me gazin rus

Kryetarja e Këshillit të Evropës. Ursula von Der Leyen, në një intervistë për gazetën spanjolle, El Mundo është shprehur se kjo krizë vjen si pasojë e ndërprerjes së plotë të gazit nga Rusia për 12 vende anëtare të BE. Pasi Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për El Mundo, gazetë në gjuhën spanjolle. Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të Bashkimit Evropian. Ndërkohë Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …