leoni

Edi Rama

Edi Rama: Kosova nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s, pasi në NATO janë pesë shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama parashikon  vetëm dialogun si zgjidhje të vetme për tensionet Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se pa zgjidhur mosmarrëveshjet, Kosova nuk mundet as të bëhet pjesë e NATO-s, pasi në NATO janë shtete që nuk e njohin Kosovën pikërisht prej këtij konflikti. Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, nuk është ajo që i ka vënë veto për liberalizimin e vizave.

Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të vendosur për të vazhduar në rrugën e forcimit të lidhjeve që ndërtojnë paqen. Kjo është jo një arsye për të kaluar në prehërin joshës të nacionalzmave dhe të qëndrimeve luftënxitëse, por është një arsye më shumë për të insistuar tek mekanizmat e paqes. Ata që nuk  duan paqe dhe asnjë dialog me Serbinë, duan që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, në kushtet kur hija e një agresioni rus në Ballkan, kërcënon Kosovën.

Pyetja është si do të bëhet Kosova anëtare në NATO? Spanja është në NATO,Rumania, Sllovakia është në NATO si mundet ne të bindim Spanjën apo vendet e tjera të fusnin në NATO Kosovën, përveç se duke shtyrë një proces ku njohja të vijë si rezultat I dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Rusia deri dje ishte në partneritetin për paqe të NATO-s? Edhe Serbia është. A e kuptoni që Kosovën nuk e fusim dot në partneritetin për paqe të NATOS, për të njëjtën arsye? Është e rëndësishme që të themi atë që mendojmë hapur, por e kemi me një kalim rrugën me perëndimin, që do të thotë për liberalizmin e vizave nuk është Spanja por një vend tjetër që e njeh Kosovën që i ka vënë veton, Kjo sa është e padrejtë, kundërshtohet prej nesh me fakte dhe vepra. Edhe sikur Serbia mos të dojë, Kosova duhet ta kërkojë dialogun pa pushim. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …