Dje pasdite qytetarët serbë u bindën të heqin barrikadat në veri të Kosovës, pasi Qeveria në Prishtinë tërhoqi vendimin për reciprocitetin për një muaj afat. Në Bërnjak kamionët në barrikadën e parë u larguan ndërkohë që kishte mbetur edhe një barrikadë e dytë mbi urën e Liqenit të Ujmanit. Eskavatori kishte probleme teknike që vonuan heqjen e tij nga rruga edhe për disa orë. Largimi i barrikadave nga rrugët për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak i hapë rrugë pezullimit të vendimit për reciprocitetin, për të cilin kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi se do vazhdojë më 1 shtator. Pas largimit te barrikadave dhe pezullimit për një muaj të vendimit, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell i ftoi Kurtin e presidentin serb Aleksadar Vucic për një takim, në mënyrë që të eleminohet cdo mundësi e përshkallëzimit të situatës në veri. Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës planifikon sërish që të zbatojë vendimin që i obligon serbët të heqin dorë përkohësisht nga dokumentet identifikuese të lëshuara nga Serbia me të hyrë në territorin e Kosovës dhe vendimin që i detyron serbët të ndërrojnë targat e Serbisë dhe t’ i vendosin targat e Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …