leoni

U hap panairi artizanal në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në shënimin e “Ditëve të mërgatës”, sot në Malishevë, në oborrin e muzeut të qytetit, është hapur panairi artizanal, i cili i paraprinë edhe aktivitetit tjetër kulturor “Oda e Llapushës”, festival mbarëkombëtar i folklorit, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Malishevë. Aktivitetet e “Ditëve të Mërgatës” në Komunën e Malishevës, organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati. Panairin sot e ka vizituar edhe kryetari Kastrati, i cili shoqërohej nga nënkryetari Vesel Krasniqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, drejtor të drejtorive komunale, stafi i kabinetit të kryetarit dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë panair po prezantohen punimet artizanale vendore, duke filluar nga veshjet tradicionale shqiptare, pastaj punimet tjera të dorës, si stoli, ushqime tradicionale, pemë e perime të përpunuara sipas traditës, mjaltë dhe kultivimi e përpunimi i bimëve të ndryshme vendore. Gjatë vizitës së panairit, ndër personat që kanë blerë nga këto prodhime ishin edhe kryetari Kastrati, nënkryetari Krasniqi e kryesuesi Thaçi, përderisa panairi po vizitohet nga qytetarët dhe do të jetë i hapur për dy ditë, aq sa zgjatë edhe festivali i folklorit “Oda e Llapushës”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …