OVL e UÇK-së, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin, Albin Kurti, për çështjen e veteranëve

OVL e UÇK-së, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin, Albin Kurti, për çështjen e veteranëve

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e veteranëve, të cilët kanë protestuar dy herë, me qëllim  që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale. Në letrën e publikuar nga Klinaku, thuhet kryeministri Kurti ka kërkuar hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare. Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë Kurti ka thënë mund të ofrojnë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës. Por, në përgjigjen e OVLUÇK-së është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare. “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim, është thënë mes tjerash në letrën e OVL-UÇK-së, dërguar  kryeministrit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …