Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

RKL: Propozimet e kryeministrit, Albin Kurti, për zhvlerësimin dhe minimizimin e numrit të veteranëve

Në propozimet e kryeministrit, Albin  Kurti,  për zhvlerësimin dhe minimizimin e numrit të veteranëve, nuk ka asgjë të re sepse këtë projekt për veteranët ai e ka pasur pjesë të kauzës në zgjedhjet e fundit, andaj nuk ka asgjë për t’ u habitur, përveç insistimit edhe më tej të diskreditimit të Komisionit Qeveritar për kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së në kohën kur kryeministër i vendit ishte, Hashim Thaçi.

Tani Kurti iu  kërkon veteranëve që puna e Komisionit të kthehet në pikën zero, gjithçka nga fillimi, në radhë të parë për të realizuar premtimin zgjedhor dhe për të treguar se 20 vite të qeverisjeve paraprake paskanë qenë të dështuara.

Pranimi i propozimit të kryeministrit,  Albin Kurti, nga krerët e  shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së  do të ishte një njollë e pashlyeshme për ta, për shkak se po këta e krerë të tjerë   kanë qenë pjesë e Komisionit Qeveritar, i cili edhe mund të ketë bërë lëshime, por dihet se kjo çështje iu ka adresuar organeve përkatëse juridike  të vendit.

Propozimet e kryeministrit Kurti, për  OVL-UÇK-në kanë qenë këto: “Të fillojmë menjëherë bashkërisht hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, me këtë ligj do të siguronim nxjerrjen e një liste të saktë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën çlirimtare. Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më shpejtë. Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”.

Por, në përgjigjen e OVLUÇK-së është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare. “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim, është thënë mes tjerash në letrën e OVLUÇK-së, dërguar Kurtit.

Joshja që ka pretenduar Albin Kurti të iu bëjë veteranëve derisa të përfundojë procesi i ri, se si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”, është përpjekje për mashtrim, për një karrem, të cilin krerët e veteranëve për fat të mirë nuk e pranuan.

Propozimet e tilla të Albin Kurtit, nuk do të pranohen, ndërsa Qeveria e cila po kalon nga kriza në krizë, nga ato të brendshmet e të jashtmet, nuk do të ketë kohë të merret fare me veteranët, nëse këta presin dhe nuk i mbajnë premtimet për vazhdimin e protestave, të cilat tani për tani nuk mund të mbahen, për shkak të gjendje së përgjithshme të keqe të sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …