Familja atdhetare Fazliu e fshatit Gradicë, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë kryefamiljari, Zymer Fazliu, babai i dëshmorëve: Asllan Fazliu dhe Mehdi Fazliu si dhe vëlla i Milazim Fazliut po ashtu dëshmor. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17.oo, në Varrezat e lagjes Fazliu, në fshatin Gradicë të Drenicës.
Zymer Fazliu dhe bashkëshortja e tij, Ajetja, lindën e rriten bijtë: Asllanin, Rrahmanin, Ganiun, Mehdiun, Hamdiun, Avdiun dhe bijat: Eminen, Zarifen, Hatixhen, Miniren dhe Halimen. Kjo familja atdhetare e Gradicës ka qenë bazë e fuqishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E përkujtojnë me pikëllim, respekt por edhe me krenari, Familja Fazliu nga fshati Gradicë.
Vitet do të kalojnë, Baca Zymer, por kujtimi për heronjtë dhe vëllanë dëshmor që i ke dhënë Kosovës, nuk do të harrohet kurrë, ashtu sikur nuk do të harroheni as ju, babai dhe udhërrëfyesi, ndihmësi dhe bashkëluftëtari i tyre.
E lehtë për ty toka e Atdheut, baca Zymer!
Familjes e trashëgimtarëve, ngushëllime!
Ngushëllime edhe nga stafi i Radios-Kosova e Lirë!
Ahmet Qeriqi