Komuna e Prishtinës ka paguar 189,790.25 euro për përfaqësim ligjor, në anën tjetër paguan edhe zyrtarë komunal për këtë detyrë. Në vitet 2020 dhe 2022, Komuna e Prishtinës ka lidhur tri kontrata me të njëjtin operator ekonomik.
2020 – për 6 muaj -99,453.00 euro
2020 – për 3 muaj- 46,578.00 euro
2022 – për 4 muaj – 43,759.25 euro
Gjithashtu, komuna e Prishtinës ka tre zyrtarë në zyrën ligjore që paguhen me pagë mujore dhe kanë për detyrë edhe përfaqësimin e komunës.
(Democracy Plus)