Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi se sot është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd. Pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve, mëngjesin e sotëm në Podgoricë ka mbërritur patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq. Vila Shtetërore Gorica, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ndodhet nën masa të rrepta sigurie nga policia. Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore. Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …