Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë debatit në Kuvend ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjeve. Ai ka theksuar se qeveria duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, varësisht zhvillimeve të Bashkimit Evropian. Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …