Në Sallën e kuvendit komunal të Deçanit është mbajtur akademi falënderimi për lëvizjen kombëtare shqiptare me rastin e 40 vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i LPK-së.
Po ashtu është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për mësimdhënësit atdhetarë: Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Drita Kuçi, Jashar Salihu dhe Avdullah Hasanmetaj.