Në Gërmovë të Vitisë u bë zbulimi i bustit të martirit Milaim Q Tahiri

Në Gërmovë të Vitisë u bë zbulimi i bustit të martirit Milaim Q Tahiri. Në zbulimin e këtij busti ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Me këtë rast kryetari Haliti ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku foli për martirin në fjalë. “Zbulimi i bustit të Milaim Tahirit, është një ditë e veçantë jo vetëm për familjen Tahiri dhe Gërmovën por edhe për gjithë Vitinë dhe viktimat të forcave serbe të viteve të 90-ta, të cilët ishin vrarë pabesisht nga pushtuesit e atëhershëm. Vrasja e njerëzve megjithatë nuk mund të shuante dashurinë për kombin lirinë dhe pavarësinë të cilët e gëzojmë sot”, u shpreh kryetari Haliti.  Ai gjithashtu tha se vitet e 90-ta ishin të tmerrshëm për kombin shqiptarë të Kosovës, pasi që pushtuesit e atëhershëm serb kishin vazhduar me dhunë sistematike ndaj një populli që ishte autokton dhe që sipas tij ishte i vendosur të marrë vetëm atë që i takon -pra lirinë në tokën e tyre. Përndryshe viktimë e këtij terrori ishte edhe vetë Milaimi, i cili ishte vrarë dhe masakruar nga forcat e atëhershme serbe.  I pari i komunës gjithashtu theksoj se ndonëse kanë kaluar disa dekada nga vrasja e këtij martiri, Gërmova e Milaim Tahirit, asnjëherë nuk e kanë harruar atë duke e shndërruar vendin e lindjes së tij në një vendtakim të sportdashësve në turneun tradicional në futboll të vogël  që mbanë emrin e tij. Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Abdyl Bajram nga OVL- UÇK në Viti, Musa Misioni ish kryetar i komunës së Vitisë dhe Gani Geci ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Armend Zemaj deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …