Në Ferizaj filluan diskutimet publike për hartimin e projekt-buxhetit 2023-2025

Këtë të martë, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku dhe drejtorin e Infrastrukturës Meriton Hajdini, kanë filluar takimet e para konsultative me qytetarët në dy takime të ndara, ku kanë marrë pjesë një numër simbolik i qytetareve, por ka marre pjesë edhe anëtarja e Kuvendit të Komunës nga PDK Flora Islami. Në këtë takim Nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu u ka thënë këtyre qytetarëve se projekt-buxheti është dokumenti më i rëndësishëm i cili prek drejtpërdrejt vet qytetarët e Ferizajt. Nënkryetari  Aliu ka vënë në dukje se kjo praktikë e dialogimit përcakton kahjen e zhvillimit të qytetit përmes planifikimit të buxhetit. Ai tutje është shprehur se mendimi i çdo qytetari është shumë i rëndësishëm, por edhe propozimi i secilit individë që është i interesuar që jeta e tij, të ndryshojë. Ai ka thënë se vitet në vazhdimësi, Komuna e Ferizajt, prioritet të veçantë do të kushtojë të gjelbrës, duke krijuar sa më shumë parqe dhe hapësira të gjelbëruara për qytetarët ferizajas. E nga ana tjetër drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka dhënë të gjitha detajet e Buxhetit të Komunës së Ferizajt. “Sipas qarkores së parë buxhetore 01/23e cila ka ardhur nga Ministria e Financave, buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2023 është 38,103,752.00 euro, e të cilat janë të ndara në kategorinë paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere, shpenzime kapitale si dhe rezervat”, është shprehur drejtoresha Ajeti-Sadiku. Qytetarët kanë disa kërkesa të cilat kishin të bënin me objektet shkollore, fusha sportive, si dhe të krijohen edhe ligat shkollore të sportit. Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 17:00 nënkryetari Aliu, do të takohet me banorët e fshatit Greme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Jeta e Re” ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok, Gaçkë dhe Rakaj, kurse në ora 19:00 takimi do të mbahet në Nerodime të Epërme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Konstandin Kristoforidhi’’ me banorët e këtyre fshatrave: Balaj, Pleshinë, Manastirc, Nerodime e Ultë dhe e Epërme, Jezerc si dhe fshati Dubravë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …