Njohësi amerikan i çështjeve në Ballkan, David Phillips, ka thënë se tensionet e së dielës në veri të Kosovës nuk janë të fundit, ndërsa porositi Qeverinë të përgatitet për, siç tha, “operacionet e influencës malinje të Serbisë”. Në një intervistë për “Zeri.info”, Phillipsi, i cili është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe Drejtësisë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, foli edhe për faktin nëse ekziston rreziku i një konflikti të ri të armatosur në Kosovë dhe në rajon, në dritën e zhvillimeve të fundit dhe ndikimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ndërsa parashikimi i tij ishte që Serbia mund të provokojë në të ardhmen një konflikt të armatosur në Kosovë. Ai i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për vendimet e fundit, ndërsa ka porositur se duhet të ketë një plan kombëtar për të kuptuar dhe trajtuar më mirë ankesat e serbëve të Kosovës, në mënyrë që të minojë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për t’i radikalizuar dhe armatosur ata.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …