Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenbergu . i cili me këtë rast theksoi se i kishte thënë Vuçiqit, se KFOR-i si pjesë e misionit të NATO-s do të ndërhynte nëse në Kosovë do të cënohej stabiliteti. “Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO-KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, u shpreh ai. Stoltenbergu ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …