Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit gjatë debatiti për veriun e vendit tha se nuk kemi nevojë të bëjmë garë se kush po shprehet më ashpër për këtë temë. Hoti tha se për veprimet e Qeverisë lidhur me situatën në veri nuk ka pasur koordinim të brendshëm, ndërsa ka munguar koordinimi i duhur me ndërkombëtarët. Është fakt që koordinim të brendshëm për këtë tema nuk ka pasë, as konsultime të vazhdueshne me opozitën. Dhe duket, nga informatat që kemi parë. Mbase nuk ka pasur as koordinim të duhur me partnerët tanë ndërkombëtarë tha deputeti i LDK-së Avdullah Hoti.