Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në debatin që po zhvillohet në Kuvend mbi ngjarjet e fundit të veri, ka thënë se kryeministri Kurti s’ka gatishmëri që të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë. Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti po merr masa selektive të reciprocitetit në raport me Serbinë. Kryeministrin e kemi mbështetur kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me eciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë. Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale. Pas ngjarjeve në veri, qeveria duhet ta qartësojë rrugën që ka zgjedhur në dialog, tha Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …