Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti një djalë të mirë, duke e ironocuar në gjuhën angleze. Ai ka thënë se Albin Kurti fillimisht e ka bërë të fortin, por tani po zmbrapset nga veprimet dhe po e bën të butin, të lakueshimin, të dëgjueshmin. Në Vetëvendosje po e shoh se janë të ekzaltuar se ndërkombëtarët po e lavdojnë kryeministrin, qeverinë se kryeministri i tyre është bërë një djalë i mirë. Vërtetë është bërë Albin Kurti, por është një problem që duhet analizuar. Sikur të ish nisur gjatë gjithë kohës si “djal i mirë” s’ka dert por është nisë si i forti dhe ka përfunduar djali i mirë, saktësoi mes tjerash Ramush Haradinaj. Por dijeni se ky është qorrsokak, dhe amund të dalim prej kësaj situate pa u bërë djalë problematik. Po ja them këto fjalë sot, Albinit, sepse vjen 1 shtatori shpejt, dhe është turp Kosova sa herë të niset të kthehet prapa, vetëm në kohën e Vetëvendosjes jemi kthy mbrapa, ka saktësuar Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës.