Gjykata e Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar ankesën e avokatit të Jakup Krasniqit, për mbrojtje në liri

Gjykata e Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar ankesën e avokatit të Jakup Krasniqit, për mbrojtje në liri

Gjykata e Apelit në kuadër të vetë Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Jakup Krasniqi. Me këtë vendim ai edhe më  tej do të mbetet në paraburgim.  Lajmi është bërë i ditur në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale. Me këtë rast  Gjyakata e Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë. Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …