Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka denoncuar përzgjedhjen e ambasadorëve të Kosovës në nëntë shtete

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka denoncuar përzgjedhjen e ambasadorëve të Kosovës në nëntë shtete

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se përzgjedhja e  ambasadorëve të Kosovës në nëntë shtete është bërë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi votimi i tyre është bërë pa kuorum dhe në mënyrë online. Deputetja Kadrijaj tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre. Ku veprim është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ajo ka njoftuar se këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në New York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj. Kandidati i propozuar për ambasadorë në Kroaci, Martin Berishaj është përzgjedh në këtë mënyrë, që i bie edhe vetë Berisha është jolegjitim”. Kandidati i propozuar në Mbretërinë e Bashkuar, Në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Francë, janë propozuar në mënyrë jo të rregullt. Të gjithë këta kanë bërë shkelje kushtetuese”, tha deputetja Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …