leoni

energji

Dhoma e Tregtisë lutë Qeverinë e Kosovës të blejë energjinë elektrike nga prodhuesit vendorë 

Përmes një shkrese drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministres së Ekonomisë si dhe Bordit të ZRRE-së, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkoi që të mundësohet nga ZRRE blerjen e energjisë elektrike nga bizneset, bujqit dhe qytetarët.

Inkurajimi i bizneseve dhe qytetarëve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve, bujqëve, qytetarëve dhe ZRRE-së e KESCO-së me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimi, ishin edhe qëllimi që Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u takuan me përfaqësuesit e ZRRE-së: https://bit.ly/3JuNlR2

Kërkesë e Dhomës së Tregtisë, sidomos në këtë kohë krize dhe çmimeve shumë të larta të blerjes së energjisë elektrike, është që ZRRE duhet të caktojë çmimin dhe duhet të obligojë KESCO të blejë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës që ajo nuk shfrytëzohet apo është tepricë nga bizneset dhe qytetarët që kanë investuar në energji solare, në mënyrë që e njëjta të mos humbet, thuhet ndër të tjera në shkresë.

Gjithashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideroi që është e domosdoshme që të krijohen mundësi për rritje të kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.

Qindra qytetarë, fermerë dhe bujq kanë panele solare dhe bëjnë prodhimin e energjisë për nevoja të tyre, ndërsa që KESCO i bënë kompenzimin mes prodhimit dhe harxhimit në muajt fiskal 1 janar – 31 dhjetor, e në rast se fermerët, bizneset apo qytetarët harxhojnë më pak dhe prodhojnë më shumë, rryma humbet në rrjet dhe nuk paguhet apo kompenzohet për vitin tjetër.

Sipas Dhomës së Tregtisë, Kosova është i vetmi vend që nuk e blen energjinë elektrike nga qytetarët dhe bizneset që kanë investuar në panela solare dhe energji të ripërtëritshme. E sidomos aktualisht në kohë krize është shumë e domosdoshme që të iu mundësohet blerja nga këta të fundit, dhe të mos kufizohen investimet vetëm për aq sa shpenzojnë, por të iu lejohet edhe mundësia e rritjes së kapaciteteve.

Një veprim siç po ndodh tani, duke mos e blerë energjinë elektrike nga prodhuesit vendor, është shumë i dëmshëm për sigurinë energjetike në vend, theksoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …