Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj eprorit të latë të UÇK-së gjatë luftës, Rexhep Selimi.Rexhep Selimi. Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet paraburgimi. Gjykata e Apelit ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri. Sipas aktakuzës, Rexhep Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që paragjykohet se janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të viti 1999.