Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri për prishje të mundshme të koalicionit midis PDK-së dhe LDK-së në nivel lokal. Krejt kjo filloi pasi që PDK nuk mbështeti kërkesën e Ministrisë së Financave për rishikim të buxhetit komunal. Me këtë rast, Muhaxheri i është drejtuar asambleistëve të PDK-së se nuk kanë çka të kërkojnë në qeverinë komunale të Pejës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti se Muhaxheri nuk duhet të ngutet me deklarata të tilla, pasi që PDK është e hapur edhe për largim nga bashkëqeverisja. Përndryshe, në pushtetin lokal në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nëntë drejtori komunale kurse Partia Demokratike e Kosovës katër drejtori.
