Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin, ka saktësuar se dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”. Në raport, citohet edhe vrasja e katër protestueseve në 21 janar të vitit 2011, në kohë kur Sali Berisha ishte në krye të qeverisë. Ai për të shkelur selinë e partisë në janar të viti 2022 kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në vitin 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, ishin të ulëta, niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet e prillit të vitit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit të viti 2019. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje, thuhet mes tjeras në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …