Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan. Ai ka shkruar se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon! :Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi! Përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjes janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan! Me ftesë të Presidentit Alfred Moisiu, kisha nderin të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, të organizuar nga Federata e Ambasadorëve të Paqes: ka shkruar ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …