Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka deklaruar se Kosova duhet të koordinojë të gjitha veprimet e saj me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të pamundësonte që forcat serbo-ruse të krijojnë trazira në veri të vendit. “Unë natyrisht nuk i jap vetes të drejtë, nuk mund t’i jap vetes të drejtë t’i mësoj vendimmarrësit në Kosovë se si të sillen karshi situatave të tilla, por jam i bindur se koordinimi i mirë i hapave me miqtë perëndimorë, sidomos me amerikanët në këtë rast, koordinimi i hapave të qeverisë me ta, do të krijonte situatë e cila nuk do të dilte jashtë kontrollit. Po nuk ekzistoi ky koordinim, kihet frikë se forcat serbe e pro ruse mund të tentojnë të krijojnë tollovi në veri”, është cituar të ketë deklaruar ssh-ambasadori i Malit të Zi në vendin tonë, Ferhat Dinosha.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …