Serbia është duke lobuar në rreth 30 shtete për t’i bindur ato që të marrin vendim për çnjohjen e Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se ndonëse ka angazhim të madh të Beogradit zyrtar në këtë drejtim, ai nuk po ka sukses. “Kemi identifikuar afër 30 raste kur Serbia ka bërë një fushatë të tillë në vende të ndryshme. Pas moratoriumit kjo veç është intensifikuar, por deri më tani pa sukses, dhe jam i bindur që nuk do të jetë e suksesshme sepse është kuptuar konteksti gjeopolitik veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë ku Serbia haptas është rreshtuar në anën e Federatës Ruse. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë sa i përket çnjohjeve, e dini edhe ju si media por edhe publiku që nuk është publikuar asnjë emër, ka pasur tentime të cilat i kemi parandaluar, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë” ka thënë për “Kosovapres” zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …