Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Vetëvendosja nuk ka merita për nënshkrimin e Marrëveshjes me Sfidat së Mijëvjeçarit për energjinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit për energjinë, qeveria Kurti ka më së paku merita. Hoti për Ekonomia Online ka thënë se qeveria Kurti e ka vonuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për së paku dy vjet dhe se Kosova edhe atëherë ka qenë në programin Kompakt. Kjo marrëveshje ka filluar në vitin 2016 në Qeverinë Mustafa.  Ekziston një vendim formal  i bordit të MCC-së që Kosova kualifikohet për programin Kompakt, dhe mandej ka filluar analiza e probleme që ka Kosova në rritjen ekonomike dhe në gusht të vitit 2020 qeveria e Kosovës atëherë ka pranuar letër nga MCC për t’u përcaktuar për projektet që do të financohen nga programi i MCC-së. Ne në shtator të viti  2020 kemi dërguar letër në MCC ku i kemi listuar projektet që ne i dëshirojmë t’i financojmë përmes MCC-së, përfshirë rrjetin e gazit, termocentralin me gaz, efiçencën e rrjetit të shpërndarjes dhe një listë tjetër të projekteve”, u shpreh Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …