KONSULTIM PUBLIK PËR PROGRAMIN TREVJEÇAR PËR BANIM SOCIAL 2022-2024

Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Programit Trevjeçar për Banim Social 2022-2024, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe  Nenit 6 pika 1.6 të  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë: NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me konsultimin publik për Programin Trevjeçar për Banim Social 2022-2024. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 8.8.2022 deri me datën: 8.9.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 22.8.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 8.9.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: [email protected]  , [email protected]; dhe [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …