Komuna detyron operatorin të eliminoj defektet në rrugën Malishevë-Banjë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, e ka detyruar operatorin ekonomik, i cili është duke ndërtuar rrugën Malishevë-Banjë, që të eliminoj defektet që janë gjetur në asfaltimin e rrugës. Me këtë rast, komuna paralajmëron të gjithë operatorët që kryejnë punime, se nuk do të tolerohen mangësitë apo defektet në realizimin e projekteve. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, që së bashku me zyrtarët përgjegjës komunal, i ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në rrugën Malishevë-Banjë, ka deklaruar se “në asnjë mënyrë dhe tek asnjë operator, nuk do të lejohen lëshime të tilla gjatë realizmit të projekteve”. Sipas drejtorit Morina, “operatori ekonomik, nuk e ka realizuar projektin sipas kritereve dhe si pasojë janë shfaqur disa defekte në këtë rrugë, andaj e kanë detyruar operatorin që të eliminoj të gjitha defekt, të bëjë gërryerjen e tërësishme të rrugës dhe ta shtroj përsëri me asfalt (shtresën e dytë) rrugën në tërësi”.

May be an image of 2 people and road

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …