Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar mosrishikimin e buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen. Shumica qeverisëse e ka paraqitur si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për vitin 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria. Shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen. Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …