Faqja KosovoPress nuk është pjesë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress

Faqja KosovoPress nuk është pjesë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress

Agjencia e Lajmeve Kosovapres bëri të ditur se “kohëve të fundit është informuar se persona të panjohur kanë hapur një webfaqe me emër kosovopress.com, duke publikuar lajme në gjuhën serbe. KP më tutje thotë se kjo faqe dhe faqja me të njëjtin emër në Facebook, nuk është pjesë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe është false. Në këtë mënyrë, kjo faqe me pronarë fantazmë, është duke keqpërdorur emrin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. KosovaPress e ka raportuar këtë rast në Policinë e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin. Në ndërkohë KP ka ftuar lexuesit që ta raportojnë këtë faqe në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …