Kryeministri, Kurti, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian

Kryeministri, Kurti, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-në dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se po ashtu është folur edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon. “Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Po ashtu vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …