Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me zyrtarët e DBPZHR-së kanë vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për bujqit përfitues. Gjithsej: 38 bujq kanë pranuar këto pajisje:
– 27 motokultivatorë me frezë 7.5 KW;
– 3 spërkatëse 500 L;
– 8 rrotokosa dhe
– 1 mbledhëse e barit (grabujë).
Kryetari Latifi i ka përgëzuar bujqit punëtorë për pajisjet e përfituara dhe tha se po ashtu së shpejti pritet edhe një furnizim nga operatori ekonomik, i cili ka kontratë për furnizim me frezë, e që sipas informatave, rreth datës 20 të këtij muaji mund të arrijnë pajisjet.