leoni

Komuna e Malishevës filloi dëgjimet publike për hartimin e buxhetit

Komuna e Malishevës, ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve publike me grupet e interesit për hartimin e projekt buxhetit 2023-2025, me theks të veçantë për vitin 2023. Në kuadër të këtyre dëgjimeve publike buxhetore, sot është mbajtur takimi me sektorin e shëndetësisë në Komunën e Malishevës, ku është bërë prezantimi i buxhetit në tërësi dhe në veçanti ai për shëndetësi. Në këtë takim mori pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili së bashku me anëtarët e grupit punues për hartimin e projekt buxhetit 2023-2025, e kanë prezantuar buxhetin e planifikuar, në vija të trasha, pasi ministria përkatëse ende nuk e ka dërguar qarkoren buxhetore. “Pavarësisht se ende nuk e kemi marrë qarkoren buxhetore, ne kemi filluar me hartimin e buxhetit, duke u bazuar në qarkoren e parë, me qëllim që të mos kemi më shumë vonesa në hartimin e projekt buxhetit për vitin 2023”, ka thënë nënkryetari Krasniqi, gjatë prezantimit të buxhetit, para punëtorëve shëndetësorë në QKMF në Malishevë. “Buxheti i tërësishëm për vitin 2023, është planifikuar që të jetë 18 milion e 124 mijë e 837 euro për Komunën e Malishevës, ndërsa investime kapitale janë rreth 5 milion, e në kuadër të këtij buxheti, për sektorin e shëndetësisë janë të përcaktuara rreth 2.5 milion në tërësi, ndërsa investime kapitale në shëndetësi janë të planifikuara rreth 424 mijë euro” ka thënë Krasniqi, në prezantimin e buxhetit dhe ka sqaruar se rritja e buxhetit për paga në shëndetësi, ka të bëjë me rritjen e numrit të punëtorëve, që nga 128 punëtor sa janë aktualisht, planifikohet të jenë 180 punëtor, ndërsa investimet kapitale, do të jenë sipas kërkesave që i ka shëndetësia. Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, i ka prezantuar disa nga nevojat që ka QKMF-ja, ndërsa tha se kërkesat e detajuara, do ti paraqesin me shkrim, gjithmonë duke shpresuar që mos të vonohet më shumë qarkorja e dytë buxhetore, ku edhe saktësohet kufijtë buxhetor. Ai më pas i paraqiti disa nga nevojat, përderisa rritja e numrit të stafit shëndetësor, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme ndër vite. Pasi u dëgjuan edhe nevojat e paraqitura nga pjesëmarrësit në këtë dëgjim për buxhet, nënkryetari Krasniqi, tha se “ për ne si komunë, me rëndësi është ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët, prandaj, nuk do të kursehemi në investime në shëndetësi dhe do të mundohemi që të ofrojmë kushte sa më të mira dhe shërbime sa më cilësore”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …