Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar ndaj Sindikatës së Policisë së Kosovës, e cila e ka akuzuar se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen pa siguruar prova. Sipas njoftimit thuhet se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër më të suksesshmet të realizuara në luftimin e korrupsionit. “Të gjitha veprimet në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinim të plotë të Prokurorisë së Shtetit, duke përfshirë edhe arrestimet e secilit prej tyre”, thuhet në njoftim. IPK-ja ka thënë se për këtë rast ka prova dhe të njëjtat janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. “Sidoqoftë provat nuk mund t’ua prezantojmë Sindikatës së Policisë. Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …