Isa Mustafa: Qeveria e Albin Kurtit është qeveri e dhunës, nuk dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës

Deklarata e kryeministrit, Albin  Kurti,  lidhur me luftën e mundshme me Serbinë ka ngjallur reagime të shumta nga njohës të politikës, por edhe nga partitë opozitare, të cilat kanë  kërkuar që të mos krijohet panik pasi konflikti i armatosur nuk mund të ndodhë. Në lidhje me këto deklarata të Albin Kurtit,  ish-kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se i pari i qeverisë duhet të ketë kujdes  në deklarimet e tij në mënyrë që të mos ngjallet panik në popull, Mustafa ka shpjeguar  se qeveria e Albin Kurtit është qeveri e dhunës dhe se nuk dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës. Me dhunë, gurë, gaz lotësjellës, bomba molotovi, granata ka ardhur në pushtet. Jo me punë dhe merita qeverisëse. Edhe aty ku ka qeverisur ka dështuar.  S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës. Ata po ia vënë flakën Ukrainës, këta ia vënin flakën institucioneve të Kosovës për ta rrëzuar pushtetin demokratik. Duan të themelojnë ushtri paralele dhe organe paralele të drejtësisë. ‘Kushtetutë e pa Kushtetutë’. Albin  Kurti dhe Vjosa Osmani duke e ndjellë luftën  po  e sjellin Serbinë tek dera ka thënë mes tjerash Isa Mustafa për Lajmi net.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …