Në kudër të vizitës zyrtare në Ankara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar dhe ka biseduar përzemërsisht me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një foto duke shtrënguar duart me liderin turk, ndërsa ka shkruar se takimi ishte vëllazëror. Kryeministri ka diskutuar për projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë. Ai ka shkruar me këtë rast se kisha një takim si gjithnjë vëllazëror me kryetarin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan lidhur me projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …