leoni

Drejtoria e Arsimit në Viti mbështet nismën për identifikimin e shtëpive shkolla të viteve të 90-ta nga Space SyntaKs në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org

Shtëpitë që kanë shërbyer si shkolla gjatë viteve të 90-ta në komunën e Vitisë, do të identifikohen dhe do të integrohen në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org nga Space SyntaKs. Kjo falë një marrëveshje bashkëpunimi që kanë nënshkruar drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini me Gresa Nezirin, drejtoresh ekzekutive e Space SyntaKS. Drejtoresha Emini tha se Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti, e mbështetë fuqishëm këtë nismë duke e cilësuar atë si shumë të qëlluar. Ajo shtoj se është e një rëndësie të veçantë të mos harrohet sakrifica e popullit të Kosovës, mësimdhënësve, nxënësve dhe familjarëve që kanë lëshuar shtëpitë e tyre gjatë kohës së okupimit në vitet e 90-ta për të mbajtur gjallë arsimin shqip.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …