Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen më 18 gusht në Bruksel. Ata, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruanin një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Gazeta serbe “Nova” shkruan se teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.A gjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …