Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm ushtarak nga Serbia

Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia, tha në një intervistë për Reuters, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa foli për masën e reciprocitetit me targat që pritet të nisë më 1 shtator. Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, tha Kurti. Kurti, mes tjerash, deklaroi se nuk jemi në vitin 1998 dhe se Kosova është shumë më e përgatitur për të mbrojtur sovranitetin. Vladimir Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes të përhapte luftën sepse dëshiron të normalizojë atë me Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …