leoni

Murati

Valon Murati: Të vendoset parimi i reciprocitetit, çka kërkohet për veriun, të kërkohet edhe për Kosovën Lindore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës më 31 korrik dhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se mund të kishte përshkallëzim të situatës. Valon Murati ka thënë se në këto rrethana nuk mund të ketë luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë e as agresion tipik. Ai ka deklaruar se problemi i veriut është problem i thellë politik që nuk zgjidhet me ushtri dhe polici, por me ndërhyrje politike. Prej vitit 2011, kur kanë filluar bisedimet, është gabim i rëndë nga ana e Kosovës që nuk e kanë shtruar problemin e Kosovës Lindore. Në radhë të parë duhet të vendoset parimi i reciprocitetit,  dhe  çka do që kërkohet për veriun e Kosovës duhet të kërkohet edhe për Kosovën Lindore”, ka thënë Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …