leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika, por ato flasin vetë

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Vetëvendosja ka publikuar disa statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar. Sipas tij, Vetëvendosje po mundohet t’i manipulojë qytetarët me statistika të tilla. Nëse krahasohet viti 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm më pak se sa në vitin 2019. Në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe terrorizmit situata është si më poshtë: Bastisje dhe lokale të kontrolluara, 57% më pak në vitin 2021 (1072) në krahasim me vitin 2019 (2481); Operacione të realizuara, 51% më pak në vitin 2021 (571) në krahasim me vitin 2019 (1156);

 

Kallëzime penale, 49% më pak në vitin 2021 (1091) në krahasim me vitin 2019 (2122)

Persona të arrestuar, 39% më pak në vitin 2021 (1356) në krahasim me vitin 2019 (2233)

Raste të trajtuara, 37% më pak në vitin 2021 (1613) në krahasim me vitin 2019 (1613)

Në fushën e trafikimit me narkotikë:

Kallëzime penale, 60% më pak në vitin 2021 (541) në krahasim me vitin 2019 (1363)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 55% më pak në vitin 2021 (738) në krahasim me vitin 2019 (1641)

Persona të arrestuar, 51% më pak në vitin 2021 (792) në krahasim me vitin 2019(1625)

Raste të iniciuara, 50% më pak në vitin 2021 (726) në krahasim me vitin 2019 (1450)

Konfiskim i bimëve të kanabisit, 65% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i heroinës, 53% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Konfiskim i marihuanës, 39% më pak në vitin 2021 në krahasim me vitin 2019

Në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit:

Raste të hetuara, 48% më pak në vitin 2021 (339) në krahasim me vitin 2019 (658)

Kallëzime penale, 45% më pak në vitin 2021 (300) në krahasim me vitin 2019 (541)

Numri i personave të dyshuar në kallëzime penale, 35% më pak në vitin 2021 (736) në krahasim me vitin 2019 (1124)”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …