Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka zënë me punë në bordin e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor të Prizrenit, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Fetoshi, i cili në vitin 2019 ishte anëtarësuar në Vetëvendosje. Ai ishte pjesë e të gjitha partive të Kosovës. Fetoshi u emërua drejtor i bordit të kësaj ndërmarrje në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës. Kurti e ka bërë prezantimin e propozimeve të cilat janë miratuar nga kabineti qeveritar. “Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor, ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet. Ndërmarrja Publike Trainkos për bord të drejtorëve Nol Dedaj kryesues, anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite”, tha Kurti. Kujtojmë se Feim Fetoshi për disa vite ishte kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec dhe asambleist i këtij subjekti në Kuvendin e Komunës së Rahovecit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …