Ushtarët e NATO-s në Kosovë, nga Turqia, kanë kryer një patrullë të pavarur në pjesën Lindore të Kosovës

Ushtarët e NATO-s në Kosovë, nga Turqia, kanë kryer një patrullë të pavarur në pjesën Lindore të Kosovës

Ushtarët e Misionit të NATO-s në Kosovë, nga radhët e Republikës së Turqisë, kanë kryer një patrullë të pavarur në pjesën lindore të Kosovës ditën e djeshme, transmeton Anadolu Agency . Gjatë patrullimit të tyre Forcat e Armatosura Turke kanë kryer patrulla në këmbë përgjatë zonës së tyre të operacionit në Kosovën lindore me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe garantues për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë siç është e mandatuar edhe me Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Kryerja e patrullimeve të tilla është kyçe drejt sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm të një Kosove stabile dhe paqësore në terren dhe mundëson dialogun e nevojshëm ndërmjet BE-së, NATO-s dhe partnerëve kyç në rajon. Aktualisht, KFOR-i në Kosovë ka rreth 3 mijë trupa, nga 27 shtete, përfshirë vendet anëtare të NATO-s dhe parterë të tjerë. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …