Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të ketë ndalim të shamisë në shkolla, mirëpo bartja duhet të fillojë nga mosha 16-vjeçare e vajzave në shkolla. Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare në Kosovë. Unë e kam thënë qëndrimin tim, është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve”, është shprehur Kurti, duke shtuar se nuk do të ishte keq që edhe në të ardhmen të votojnë edhe 16-vjeçarët. “Por gjithashtu, mosha 16-vjeçare është pragu. Meqë mund të marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç. është shprehur Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …