Eksperti i sigurisë dhe ish eprori i UÇK-së, Nuredin Ibishi ka deklaruar për mediet se në rast të ndonjë sulmi eventual. jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force, Kosova e ka zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e vendit. Tutje, ai tha se për sigurinë e vendit kujdesen edhe Policia dhe FSK-ja. “Nëse flasim për mbrojtjen nga rreziqet e jashtme edhe në rast të një sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force qoftë na e kemi KFOR-in me mision të rezolutës 1244 dhe zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e Kosovës”. “Ndërsa për sigurinë e vendit ne e kemi edhe Policinë edhe FSK dhe forcat tjera të sektorit të sigurisë të cilat në çdo herë të gatshme për mbrojtjen nga rreziqet e brendshme” “Kjo nuk shkëputet mundësia që në ndonjë rast eventual që do të marrin detyra shtesë edhe për mbrojtjen nga një rrezik edhe nga jashtë. Detyrë themelore është e KFOR-it dhe NATO-s”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …